Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

nga L. M

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur dje në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. Sh., 66 vjeç, Policia ka arrestuar në flagrancë pesë punonjës të stafit teknik të minierës.

Sipas njoftimit zyrtar, vdekja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri. Hetimet paraprake tregojnë se personat e arrestuar nuk kishin marrë masat e nevojshme për garantimin e kushteve të sigurisë teknike në vendin e punës.

Të arrestuarit janë:

  • Nj. P., 46 vjeç
  • B. Ç., 68 vjeç
  • F. T., 61 vjeç
  • E. K., 35 vjeç
  • E. Xh., 51 vjeç

Të gjithë janë pjesë e stafit teknik të subjektit minerar ku ndodhi aksidenti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More