Vdes 24-vjeçarja në një poligon në Prishtinë, policia arreston një person

nga L. M

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën pas një plagosje me armë zjarri në një poligon.

Policia ka raportuar se rreth orës 19:30, viktima femër, identifikuar si L.S., 24 vjeç, është plagosur në poligonin që ndodhet në rrugën “Dritan Hoxha”, transmeton lajmi.net.

Viktima është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, por rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e saj. Pas ngjarjes, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Policia ka arrestuar një zyrtar të poligonit përgjegjës për ngjarjen, i cili është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Hetuesit po punojnë ngushtë me prokurorinë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ndërkohë, ngjarja është klasifikuar si “Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, me urdhër të prokurorit.

Policia ka nisur hetimet dhe po vazhdon punën për të zbardhur detaje të tjera të këtij rasti tragjik./lajmi.net/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02dS5C4fso8DAYBq86qjQZuPpbDC4hcwXfuX6V7qNhqx7uWf1nKd6wCy213qoS2KSzl&show_text=true&width=500

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More