Vdes Bujar Bukoshi

nga D. V.

Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi.

Bukoshi ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë shëndetësore.

Bujar Bukoshi, ka lindur më 13 maj 1947 në Suharekë.

Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Pas kthimit në Kosovë, punoi si mjek në Suharekë.

Bukoshi është një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës në kabinetin e dytë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More