Vdes në aksident një motoçiklist nga rrethi i Strumicës

nga D. V.

Më 15.07.2025 në orën 23.45, në Stacionin Policor Strumicë është denoncuar se në fshatin Shtukë, rrethi i Strumicës, Z.S. (33) nga fshati Ilovicë, rrethi i Strumicës, duke drejtuar motoçikletën “Hamaçi” pa targa regjistrimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e pësuara, motoçiklisti ndërroi jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore Strumicë. Këqyrja e vendngjarjes u bë nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë dhe nga ekipi i SPB Strumicë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More