Vdes nëna e Mujë e Ali Krasniqit, Haradinaj: Kujtimi i saj dhe i bijve të saj do të mbetet i përjetshëm

nga Xh M

Sot ka vdekur Shehide Krasniqi, nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë e Ali Krasniqi. Për vdekjen e saj ka ngushëlluar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se sakrifica e saj për atdheun është “shembull i madhështisë”.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronj të kombit Mujë e Ali Krasniqi. Sakrifica e saj dhe e bijve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun. Kujtimi i saj dhe i bijve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona”.

“Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijve të saj heronj!”, shkroi Haradinaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More