Të dielën pasdite në fshatin Leshan të Suharekës, një 82-vjeçar ka humbur jetën pasi vetura e tij u përfshi nga flakët.
Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 14:24, një qytetar kishte lajmëruar përmes telefonit se në vendin e quajtur “Tuma” po digjej një veturë dhe brenda saj ndodhej një person.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrullat policore, zjarrfikësit, ekipi i emergjencës dhe eksperti i zjarreve.
Nga hetimet e para dyshohet se viktima është M.G., mashkull 82-vjeç, i cili ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe është djegur tërësisht.
Rasti është hapur si “hetim i vdekjes” dhe hetimet po vazhdojnë.