Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës gjatë procesit të check-in

nga D. V.

Një person ka ndërruar jetë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, teksa ishte duke e bërë check-in.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një shtetas zviceran.

“Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More