Vdes Udo Kier, aktori gjerman dhe veteran i Hollivudit

nga D. V.

Udo Kier, aktori gjerman i njohur për rolet e tij në mbi 275 filma, duke përfshirë punët me Rainer Werner Fassbinder, Gus Van Sant dhe Lars von Trier, vdiq  në moshën 81 vjeç.

Ai ndërroi jetë dje  në Palm Springs, California. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.

I njohur për shikimin e tij të thellë, Kier shpesh luante rolet e keqbërësve, monstrave dhe personazheve të çuditshëm. Ai interpretoi vampirë dhe nazistë në disa filma dhe gjithashtu u shfaq në televizione, video-lojëra dhe klip muzikorë, duke u konsideruar shpesh si një aktor karakteristik për performancat e tij të paharrueshme.

Kier lindi si Udo Kierspe në Gjermani më 1944, në një kohë kur spitali ku ai kishte lindur u bombardua, duke e detyruar të shpëtohej nga rrënojat së bashku me nënën e tij. Fëmijëria e tij pas luftës ishte e vështirë, duke u rritur në varfëri dhe pa ujë të ngrohtë deri në moshën 17 vjeç.

Ai filloi rastësisht karrierën si aktor, duke u zbuluar në një kafene në Londër, dhe fitoi famë me rolin e tij në filmin “Mark of the Devil” nç1970.. Në karrierën e tij të gjatë, ai luajti në filma të njohur si “My Own Private Idaho”, “Blade”, “Armageddon”, “Dogville”, si dhe në klipet e Madonnës.

Kier e përshkroi karrierën e tij si të formuar nga rastësia, duke thënë se nga 200 filmat që ka bërë, “100 janë të këqij, 50 mund t’i shohësh me një gotë verë dhe 50 janë të mirë”.

Filmi i tij i fundit ishte thriller-i politik “The Secret Agent”, ndërsa do të shfaqet edhe në videolojën horror “OD” nga Hideo Kojima dhe Jordan Peele. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More