Veprimtaria me lojërat e fatit, arrestohen tre persona në Vushtrri

nga D. V.

Janë arrestuar tre persona në Vushtrri nën dyshimin se organizuan skema piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Policia ka njoftuar se pati prova se po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

“Në orët  e pasdites së datës  24 shtator 2025, policia në Vushtrri, kanë arrestuar tre  persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin  veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit”, thuhet në njoftim.

Gjatë  kontrollit,  në  cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre telefona,  një  shumë  e  parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante.

“Ndërsa pas intervistimit me aktvendimit  të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, tregon Policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More