Lojtari i kombëtares togoleze, Samuel Asamoah, theu qafën pasi goditi kokën në një tabelë reklamash LED pranë fushës gjatë një ndeshjeje të divizionit të dytë në Kinë dhe tani dyshohet se është paralizuar, raportoi klubi i tij, Guangxi Pingguo.
Pamjet televizive tregojnë se mesfushori 31-vjeçar u shty nga një kundërshtar, ndërsa të dy luftonin për topin, dhe në rënie ai goditi kokën: Asamoah pësoi fraktura në qafë dhe dëmtime nervore dhe më pas iu nënshtrua një operacioni.
“Ai është në rrezik të paraplegjisë së rëndë dhe do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura këtë sezon. Karriera e tij gjithashtu mund të kompromentohet seriozisht”, ishte diagnoza fillestare e lëshuar nga klubi, i cili së fundmi dha përditësime pas operacionit, duke përshkruar “gjendjen e tij të qëndrueshme”.