VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të prokurorit

nga L. M

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për ‘Marrje ryshfeti’.

Prokuroria Speciale, ndërsa njoftoi për masën e ndalimit ndaj prokurorit, publikoi pamje të arrestimit të tij.

‘I dyshuari B.Sh., për kryerjen e veprës penale ‘Marrja e ryshfetit’, me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë. Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në vendbanimin e të dyshuarit’, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes, Prokuroria tha se ‘janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale’.

 ‘Prokuroria Speciale, brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rithekson përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale korruptive’, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/watch/?v=1555999998907935

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More