Video porosi nga presidentja Siljanovska – Davkova me rastin e 80-vjetorit të themelimit të OKB-së

nga Redaksia

Shkup, 20 shtator – Para tetëdhjetë vjetëve, Kombet e Bashkuara u ngritën nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore që të parandalojnë luftëra të ardhshme, ta ndërpresin kolonializmin, t’i respektojnë të drejtat e njeriut, ta avancojnë drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Karta e tyre e fuqizoi barazinë sovrane të shteteve. Agjencitë e saja synonin të krijonin botë më të mirë, duke ndërtuar paqe jo vetëm në mesin e popujve, por edhe me natyrën, porosit presidentja Gordana Siljanovska Davkova në video porosinë me rastin e 80-vjetorit të themelimit të OKB-së. 

Tetëdhjetë vjet më vonë, thekson, shumë nga këto arritje, për fat të keq, janë minuar. 

“Sistemi shumëpalësh i bazuar në rregulla tani është i çarë nën peshën e multipolaritetit në rritje. Për shkak të asaj që janë gjithnjë e më të paralizuara kur është më e nevojshme, Kombet e Bashkuara po i afrohen në mënyrë të rrezikshme një ‘momenti të Lidhjes së Kombeve’, rendit të vjetër botëror në të cilin të fortët bëjnë atë që munden, ndërsa të dobëtit vuajnë atë që duhet. Qytetarët maqedonas kanë përjetuar disa nga këto standarde të dyfishta që nga dita e parë e anëtarësimit tonë në OKB në vitin 1993”, thekson presidentja Siljanovska-Davkova.

Megjithatë, shton, besojmë se vendet e vogla duhet të jenë mbështetësit më të mëdhenj të multilaterzimit efektiv me KB të reformuar dhe të fuqishme në qendër. E miratuam Paktin për të ardhmen si marrëveshje shoqërore globale e ripërtërirë, sepse të gjitha anët ndajnë përgjegjësi jo vetëm në respektimin e të drejtave të tyre, por edhe kanë detyrim të kujdesen për sistemin. 

“Ky 80-vjetor është thirrje zgjimi për të riafirmuar angazhimin tonë ndaj Kartës së KB-së dhe rendit të saj ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Varet nga ne nëse KB-ja do t’u përgjigjet sfidave dhe do të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme paqeje, drejtësie dhe progresi në një planet të shëndetshëm. Gëzuar ditëlindjen, Kombe të Bashkuara!”, thekson presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në videoporosinë me rastin e 80-vjetorit të themelimit të OKB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More