Vietnami ndërton ishuj dhe baza ushtarake në Detin e Kinës Jugore për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Pekini

nga D. V.

Vietnami po ‘lufton’ kundër Pekinit në Detin e Kinës Jugore duke ndërtuar ishujt dhe bazat e veta ushtarake në ujërat e diskutueshme, sipas një raporti të ri.

Iniciativa për Transparencë Detare në Azi (AMTI), e drejtuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, raportoi se Vietnami ka gërmuar dhe dhe rërë dhe ka shtuar sipërfaqen e të paktën tetë copave të tokës që kontrollon në çerekun juglindor të Detit të Kinës Jugore që nga fillimi i vitit 2025.

Kjo është përpjekja e fundit për t’iu kundërvënë Kinës, e cila për vite me radhë ka pretenduar një pjesë të madhe të detit, transmeton Telegrafi.

Pekini pretendon se pothuajse të gjitha 1.2 milion miljet katrorë të Detit të Kinës Jugore, një masë uji me rëndësi jetike për tregtinë dhe sigurinë globale, i përkasin atij.

Ai e bazon pretendimin e tij në ‘Vijën e Nëntë’, bazuar në pretendime historike që gjykatat ndërkombëtare i kanë vendosur si të rreme.

Kina ka ndërtuar prej kohësh pista dhe instalime ushtarake përtej detit për të forcuar pretendimin e saj, lëvizje që rivalët e saj nuk i kanë pritur me mirësjellje.

Hanoi nuk ka luftuar në mënyrë të qartë kundër përpjekjeve të Kinës për dominim rajonal në të kaluarën, kështu që lëvizja e saj e fundit në zinxhirin Spratly, një arkipelag me rreth njëqind ishuj, është veprimi më i guximshëm që ka ndërmarrë kundër Pekinit.

Puna me gërmime dhe deponi është kryer në Alison Reef, Collins Reef, East Reef, Landsdowne Reef dhe Petley Reef, të cilat më parë kishin strehuar vetëm struktura të vogla betoni, sipas AMTI-t.

Ndërkohë, infrastruktura ushtarake është parë në Barque Canada Reef, Discovery Great Reef, Ladd Reef, Namyit Island, Pearson Reef, Sand Cay dhe Tennent Reef.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More