Kumanovë, 26 tetor – Në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, vazhdimisht dhe pandërprerë po rrjedh procesi i dhurimit të gjakut nga njerëz human të cilët rregullisht dhurojnë gjak, që bën që situata të jetë stabile.
Ekipi ynë vizitoi këtë institut me qëllim që për nga afër të shohim se si po rrjedhë procesi dhe puna e këtij instituti human. Mirëpo edhe pse mbulon një territor prej rreth 200 mijë banorë, me sukses arrijnë të kryejnë shërbimet për të cilat janë të autorizuar.
“Tek ne procesi i gjak-dhurimit është një proces i rregullt i cili zhvillohet dy here në javë, të Hënën dhe të Enjten, nëse eventualisht në këto dy ditë ka ndonjë festë shtetërore nuk i bie në atë date ndonjë festë që është e programuar me ligj që të pushojmë. Procesi vijon rregullisht Kumanova me rrethinë gjithmonë kanë qenë aktiv në këtë proces dhe gjak-dhurimi zhvillohet në mënyrë shumë të avancuar, shumë dinamike dhe gjithashtu jemi të furnizuar me gjakë nga gjak-dhuruesit e Kumanovës me rrethinë.”, tha Dr. Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.
Dr. Driton Bilalli, gjithashtu na njoftoi se kohëve të fundit vazhdimisht ka rritje të numrit të qytetarëve që vijnë për të dhuruar gjak, sidomos kohëve të fundit ky interesim vërehet tek të rinjtë, nxënësit si dhe studentët.
“Me kalimin e kohës moshat më të reja janë aktiv, sidomos ndër shkolla, universitete ku rinia dhuron në ato institucione ku ne bëjmë organizimin e aksioneve të gjak-dhurimit, dua të theksoj se nëpër shkolla aksioni organizohet 2 herë në vit, pastaj në Fakultetin e Administratës dhe Biznesit këtu në Kumanovë, gjithashtu edhe ekipet e tjera organizojnë nëpër qytete të tjera të vendit.”, tha Dr. Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.
Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë përderisa vite të tëra funksionon pa asnjë problem, shqetësimin dhe numrin më të ulët të dhuruesve të gjakut e hasi gjatë periudhës së Pandemisë së Korona Virusit, kur aksionet për dhurimin e gjakut ishin ndërprerë për shkak të mos përhapjes së virusit.
