Visar Ademi: Komuna e Gostivarit ka borxhin më të madh në Maqedoninë e Veriut

nga D. V.

Gostivar, 26 shtator – Kandidati i pavarur për Kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi në konferencën e sotme për shtyp theksoi se borxhi aktual i vetëqeverisjes lokale tejkalon 11 milionë euro. Ai shprehu gjithashtu dyshime se disa kontrata të lidhura nga administrata komunale nuk janë në përputhje me punët e kryera.

“Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Gostivarit hyn në zgjedhjet lokale me borxhin më të madh në Maqedoninë e Veriut. Vetëm komuna ka 693 milionë denarë (rreth 11,3 milionë euro) dhe së bashku me detyrimet e Ndërmarrjeve Publike Komunale, borxhi total arrin në 25 milionë euro”, tha Ademi. 

Në këtë konferencë u prezantuan gjithashtu disa kontrata të dyshimta të nënshkruara nga Komuna, mes tyre, kontrata me kompaninë SS Arkitekt për shërbime projektimi, në vlerë 190.000 euro, dy kontrata me kompaninë AHR Konstrakshen për sanimin e gropave në rrugë, në vlerë totale 380.000 euro, ontrata me kompaninë Stenton Gradba nga Manastiri për sallën e Këshillit Komunal, në vlerë 615.000 euro.

Kandidati i pavarur Visar Ademi, në fjalimin e tij para gazetarëve, theksoi se ky keqmenaxhim financiar ka paralizuar zhvillimin e Gostivarit dhe ka dëmtuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Ai prezantoi një plan të detajuar për rimëkëmbjen financiare dhe transformimin e Komunës.

“Plani përfshin: shlyerje graduale të borxheve dhe vendosjen e disiplinës buxhetore, transparencë maksimale dhe llogaridhënie publike, riorganizim institucional për efikasitet dhe profesionalizëm, inovacion digjital dhe model modern të qeverisjes lokale”, tha Ademi. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More