Gostivar, 23 shtator – Kandidati i pavarur për Gostivarin, Visar Ademi mbajti konferencë për shtyp para stadiumit ndihmës të qytetit të Gostivarit, ku trajtoi disa nga çështjet më të rëndësishme për qytetarët:
•Projekti i parkut ujor dhe shpenzimet e kota të mandatit të kaluar. • Gjendja e stadiumit dhe e Klubit futbollistik Gostivari. • Planet konkrete për transparencë, zhvillim real, pastërti dhe siguri në qytet.
Ademi rikujtoi se në vitin 2018 u shpenzuan mbi 64 mijë euro për studime dhe projekte për parkun ujor, por ai nuk është ndërtuar as sot. Po ashtu, në mandatin 2021 – 2025 u premtua rinovimi i stadiumit të qytetit, premtim i pambajtur që çoi edhe në ndërprerjen e aktivitetit të KF Gostivari.
“Këto janë dëshmi të shpërdorimit të parave publike dhe të premtimeve boshe. Ne ofrojmë ndryshim të vërtetë – investime reale e transparente, mbështetje për rininë, ndërtimin e parkut ujor, ringjalljen e KF Gostivari, si dhe pastërti, rend e siguri për qytetin tonë”, deklaroi Ademi.