Vizita e Kurtit në KEK, Hoti: Kosova s’ka siguri energjetike

nga Xh M

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar se në vitin e katërt të mandatit të Qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz.

Ky reagim i Hotit erdhi pas vizitës së kryeministrit, Albin Kurti në KEK, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton gazeta online Reporteri.net.

Madje sipas tij, gjatë qeverisjes aktuale, s’ka nisur asnjë projekt madhor.

“Në vitin e katërt të mandatit, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz. Por, në vend të këtij projekti, Kryeministri e Ministrja e Ekonomisë vizitojnë KEK-un dhe krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen. Kjo është për keqardhje. Pas katër vitesh në pushtet, asnjë projekt madhor nuk ka nisur. Nuk janë kryer as projektet e nisura nga qeveria e kaluar. Premtimi që VV-Guxo u kanë dhënë qytetarëve më 14 shkurt 2021 ka qenë “Furnizim me energji të vazhdueshme dhe të përballueshme”. Ky premtim, sikurse të gjitha premtimet e tjera, është shkelur pasi kapacitetet energjetike nuk janë rritur”.

Teksa në përfundim, Hoti ka thënë se Kosova s’ka siguri energjetike, duke theksuar që çmimi i energjisë është “rritur dy herë në këtë mandat”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More