VLEN: 7 ditë për ndryshim, shtatë arsye për fitore në Strugë, Kërçovë, Dibër dhe Dollnen!

nga Redaksia

Shkup, 12 tetor – Nga koalicioni VLEN, në një komunikatë për media, kanë thënë se edhe 7 ditë na ndajnë nga 19 tetori, dita kur shqiptarët, sipas tyre do të flasin me votë, e ndryshimi do të marrë formë në çdo komunë.

Ja dhe komunikata e plotë:
Numri 7 nuk është vetëm numri rendor i VLEN-it, por edhe simboli i çdo dite të javës, sepse për ne çdo ditë është ditë pune, ditë për zhvillim, për progres dhe për njerëzit tanë.
Në Strugë, Kërçovë, Dibër dhe Dollnen, VLEN hyn në garë me vizion të qartë dhe me njerëz që kanë vullnet e dije për ta bërë realitet ndryshimin që të gjithë e presim.
Ja 7 arsyet pse më 19 tetor fiton VLEN dhe me të, fiton çdo qytetar:

  1. Sepse VLEN punon çdo ditë për zhvillimin ekonomik lokal.
    Do të hapim hapësirë për investime, për biznese të reja dhe për punësim të qëndrueshëm që ndalon largimin e të rinjve nga vendlindja.
  2. Sepse VLEN e mbron mjedisin jetësor.
    Do të pastrojmë deponitë e egra, do të kujdesemi për lumenjtë, pyjet dhe ajrin tonë. Çdo qytetar meriton të jetojë në një ambient të shëndetshëm e të pastër.
  3. Sepse VLEN e forcon arsimin dhe kulturën.
    Do të investojmë në shkolla të reja, rikonstruksionin e atyre ekzistuese dhe në projekte që ringjallin jetën kulturore lokale. Fëmijët tanë meritojnë mundësi të barabarta për dije dhe zhvillim.
  4. Sepse VLEN i qëndron pranë bujqve dhe blegtorëve.
    Me politika të qarta për subvencione, përpunim produktesh dhe tregje lokale, do ta bëjmë fshatin vend ku punohet e jetohet me dinjitet.
  5. Sepse VLEN sjell komunë moderne dhe transparente.
    Do të fusim shërbime digjitale që qytetarët t’i kryejnë punët pa vonesa, pa ndërmjetësime dhe pa korrupsion. Komuna do t’u shërbejë qytetarëve, jo partive.
  6. Sepse VLEN nxit solidaritetin dhe bashkëpunimin mes njerëzve.
    Do të ndërtojmë ura bashkëpunimi mes fshatrave e qyteteve, mes diasporës dhe vendlindjes, që bashkë të zhvillojmë Strugën, Dibrën, Kërçovën dhe Dollnenin.
  7. Sepse VLEN është energjia e re e politikës shqiptare.
    Me kuadro të ndershëm, me program realist dhe me frymë bashkimi, po e sjellim fundin e një epoke të vjetër dhe fillimin e një të reje.
    Në njësinë zgjedhore numër 5, qytetarët e dinë se kush punon e kush mashtron. Ata që për 20 vite u kujtuan për komunat vetëm në fushatë, tash janë pa besim e pa mbështetje. Tani është koha e njerëzve të zakonshëm që bëjnë punë të mëdha. Tani është koha e VLEN! Më 19 tetor, voto VLEN për zhvillim, pastërti dhe dinjitet çdo ditë të javës!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More