VLEN-i unik në mbështetje të Bilall Kasamit në Tetovë

nga D. V.

Shkup, 28 tetor – Koalicioni qeverisës shqiptar VLEN ka shfaqur sonte unitetin e tij të plotë në mbështetje të Bilall Kasamit, aktualisht kryetar i Komunës së Tetovës, i cili garon për një mandat të dytë në balotazhin e së dielës.

Njëri nga drejtuesit e koalicionit, Zeqirja Ibrahimi, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët të liderëve të VLEN-it, të realizuar në Tetovë, duke e shoqëruar me një mesazh të qartë mbështetjeje për Kasamin.

“Një takim pune me kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Tetovës. Tetova mbetet në duar të sigurta…
VLEN-i vazhdon fuqishëm për pesëshen dytë,” – ka shkruar Ibrahimi.

Ky takim dhe mesazhi i publikuar interpretohen si shenjë e kohezionit të brendshëm në radhët e VLEN-it dhe e përkushtimit për të konsoliduar pushtetin lokal në qytetin e Tetovës, që konsiderohet një nga bastionet kryesore politike të këtij koalicioni./Zyrtare.net

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More