VLEN: Karvani i fitores mbërrin në Saraj, qytetarët përkrahin ndryshimin me Muhamed Elmazin!

nga Redaksia

Saraj, 29 gusht – Koalicioni VLEN hapi zyrtarisht shtabin e tij zgjedhor në komunën e Sarajit, duke shënuar një tjetër moment kyç në rrugëtimin drejt zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Qindra qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të VLEN-it u mblodhën për të përshëndetur fillimin e fushatës dhe për të dhënë mbështetjen e tyre për kandidatin për kryetar komune, Muhamed Elmazi – një emër që, sipas koalicionit, përfaqëson profesionalizëm, integritet dhe vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

“Muhamed Elmazi është gati të punojë për fuqizimin e vendimmarrjes lokale dhe për të sjellë rezultate konkrete për çdo qytetar të Sarajit,” deklaruan përfaqësues të VLEN-it gjatë eventit, duke theksuar se kandidatura e tij është pjesë e një strategjie të gjerë për të forcuar komunat me udhëheqës të përgatitur dhe të përkushtuar.

Sipas drejtuesve të fushatës, Elmazi dhe ekipi i tij angazhohen për një qeverisje të drejtë, transparente dhe të orientuar nga qytetari. “Me VLEN-in, fiton qytetari, fiton e ardhmja, fiton zhvillimi,” ishte një nga mesazhet kryesore të mbrëmjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More