VLEN: Vende të reja pune në Kumanovë me investim prej 211 milionë denarësh

nga Xh M

Kumanovë, 18 prill – Projekt tjetër i rëndësishëm infrastrukturor në qytetin e Kumanovës është në realizim e sipër, që përmes kësaj dëshmojmë edhe përkushtimin tonë për zhvillim të barabartë dhe mbështetje për komunat.

Fjala është për investimin që do të bëhet në Zonën Industriale të Kumanovës, projekt ky i financuar përmes thirrjes së parë të Qeverisë VLEN për ndarjen e mjeteve për njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Ky projekt strategjik pritet të krijojë mundësi për hapjen e mijëra vendeve të punës përmes bizneseve që do të operojnë në këtë zonë industriale.

Projekti parasheh:

• Ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit

• Kanalizimin atmosferik dhe fekal

• Vendosjen e rregullave të trafikut në rrugët e brendshme

• Vendosjen e ndriçimit publik

Vlera e përgjithshme e investimit kap shifrën prej 211 milionë denarësh.

Kjo është një dëshmi konkrete se si qeverisja jonë e mirë funksionon në praktikë duke ndihmuar çdo qytetar, pa dallim, dhe duke investuar në të ardhmen e qëndrueshme të komunave në tërësi e në veçanti atyre shqiptare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More