Vodhi mbi 1.8 milionë lekë dhe mallra në një market në Livadhia, arrestohet 33-vjeçari nga Elbasani

nga L. M

Policia e Himarës ka vënë në pranga 33-vjeçarin nga Elbasani i cili ishte kthyer kishte kryer disda gradbitje në një market në Livadhia.

Bëhetme dije se 33-vjeçari M.B alias M.Ç gjatë muajve shtator dhe tetor 2025, ka kryer disa vjedhje në një market ushqimor, në lagjen “Livadh”, Himarë, ku janë vjedhur një shumë prej 800 000 lekësh dhe produkte ushqimore me vlerë rreth 1 000 000 lekë .

Gjatë kontrollit në vendin  ku qëndronte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 mjet prerës thikë, një palë doreza dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve.

Njoftimi:

Zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjeje në një market në “Livadh”, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i disa rasteve vjedhjeje në Himarë, konkretisht:

M. B, alias M. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë muajve shtator dhe tetor 2025, ka kryer disa vjedhje në një market ushqimor, në lagjen “Livadh”, Himarë, ku janë vjedhur një shumë prej 800 000 lekësh dhe produkte ushqimore me vlerë rreth 1 000 000 lekë .

Gjatë kontrollit në vendin  ku qëndronte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 mjet prerës thikë, një palë doreza dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More