Votohen ndryshimet ligjore për përshpejtimin e ndërtimit të seksioneve të korridoreve 8 dhe 10d

nga D V

Shkup, 12 dhjetor – Kuvendi sot votoi ndryshimet ligjore me të cilat duhet të mundësohet ndërtimi i përshpejtuar i seksioneve të autostradave në korridoret 8 dhe 10d, me vendime me të cilat rregullohet mënyra e pagesës së punëve lidhur me shpronësimin.

Në vazhdimin e mbledhjes së 22-të, me 64 vota “për” ishte miratuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10d (seksioni në autostradën Prilep – Manastir), me procedurë të shkurtër, me propozim të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

“Gjatë ndërtimit gjegjësisht zbatimit të Projektit u vendos nevoja e rregullimit edhe të mënyrës së pagesës së punëve lidhur me shpronësimin që përfaqëson element paraprak të nevojshëm me qëllim të zbatimit pandërprerë dhe të përshpejtuar të Projektit i cili është me interes publik gjegjësisht ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d”, qëndron në sqarim.

Me nenin 1 bëhet specifikimi i mënyrës së sigurimit të burimeve financiare dhe pagesa e shërbimeve dhe punëve të siguruara për zbatimin e projektit. Specifikohet neni 5, në kuptim të saktësimit të grumbullimit të mjeteve të nevojshme për kryerjen e punëve lidhur me shpronësimin e nevojshëm për zbatimin e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d, gjegjësisht se pagesa do t’i bëhet Investitorit në formë të transferimit përmes Ministrisë së Transportit.

Në seancën e sotme ishte votuar edhe Ligji për Garancinë Shtetërore të Detyrimeve sipas Marrëveshjes Financiare për Financimin e Projektit “Ndërlidhësi për Transmetimin e Gazit Natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut”, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Investime dhe Shoqatës Aksionare për kryerjen e veprimtarive energjetike Resurset Nacionale Energjetike Shkup, në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtër. Dispozitat e propozuara janë bërë me qëllim që të sigurohet përfundimi i plotë dhe me sukses i aktiviteteve ndërtimore të projektit “Ndërlidhësi për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut”.

Me lidhjen e amendamenteve të Marrëveshjes Financiare, Marrëveshjes së Garancisë dhe Marrëveshjes së Grantit me BEI, do të mundësohet që mjetet e siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor – VBIF, të jenë të disponueshme për financimin e “Ndërlidhësit për transmetimin e gazit natyror” projekti Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut”.

Kuvendi e miratoi edhe Ligjin për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, me procedurë të shkurtër, me të cilin vendoset mënyrë e re e raportimit për menaxhim financiar dhe kontroll dhe revizion të brendshëm, themelohet Këshill për kontroll të brendshëm financiar në sektorin publik, si organ këshillëdhënës i ministrit të financave dhe krijohet bazë për miratimin e akteve nënligjore në afat prej 18 muajve.

Ishin votuar edhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencë amë, të Ligjit për pastërti publike, të Ligjit për veprimtari komunale, të Ligjit për varreza dhe shërbime varrimi, me harmonizimin me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore.

Ishin pranuar edhe propozimet për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, Igor Ivanovski, Sulejman Ahmeti dhe Aleksandra Kokarovska, si dhe anëtari i Komisionit Rregullator për Banim, Qemal Qamili.

Vijon pauza me kërkesë të koordinatorit të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili dërgoi vërejtje procedurale pasi ishte hapur debati i përgjithshëm për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për financimin të detyrueshëm kapital të sigurimit pensional. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More