Voziti me 157 km/h në autostradën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Toplica e Gostivarit

nga D. V.

MPB Maqedoni njofton se dje (29.06.2025) në orën 15:50 në rrugën Gostivar-Tetovë, oficerët e Stacionit Policor për Siguri Rrugore të Tetovës ndaluan personin B.Sh. (52) nga fshati Toplicë, rajoni i Gostivarit.

“Gjatë kontrolleve në trafik, u përcaktua se B.Sh. po drejtonte automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 157 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”.

“Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit””, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More