Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar vazhdimi i gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton Ekonomia Online.
Në sallën e gjyqit është paraqitur edhe Naim Murseli i cili akuzohet se organizoi vrasjen e gruas së tij në sy të fëmijëve.
Në seancë do të dëgjohen dëshmitë e ekspertëve të psikiatrisë.
Murseli akuzohet se kishte ofruar 30 mijë euro të akuzuarit tjetër, Granit Plavës për ta vrarë Liridona Ademajn.
Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.
Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.


