Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

nga D. V.

Një polic ka mbetur i vrarë mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik..

Polici M.L u vra derisa ishte në hyrje të ndërtesës së tij, i dyshuari për vrasjen e tij gjendet ende në arrati.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Telegrafin se ” ende nuk kanë të arrestuar.

Më herët, Veseli ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kishin dalur të gjitha njësitet policore.

“Kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli.

Shkaqet e plota të ngjarjes mbeten ende të panjohura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More