Xhaferi – Burshakov: Synohet rritja e shkëmbimit tregtar dhe heqja e vizave me Kazakistanin

nga Xh M

Shkup, 20 nëntor – Kryetari i Komisionit parlamentar për Politikë dhe Tregti të Jashtme, Musa Xhaferi, ka realizuar sot një takim me ambasadorin e Kazakistanit, Satibaldi Burshakov, ndërsa shprehën kënaqësinë për takimin e tyre të parë në vitin kur shënohen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kazakistanin dhe hapja e Ambasadës së Republikës së Kazakistanit në Shkup gjatë këtij viti.

Në këtë takin, ambasadori Burshakov informoi për jetën politike dhe shoqërore në Kazakistan, për burimet e mëdha që posedon vendi, si dhe për shkëmbimin tregtar me vendet fqinje dhe ato të tjera, përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst u diskutua për ide dhe iniciativa konkrete me qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik me vendin tonë në fusha me interes të ndërsjellë.

Si fokus i rëndësishëm për të ardhmen u theksua vendosja sa më e shpejtë e regjimit pa viza, me qëllim lehtësimin e udhëtimeve të qytetarëve, zhvillimin e turizmit dhe afrimin e popujve. Po ashtu, u propozua forcimi i marrëdhënieve parlamentare përmes vizitave dypalëshe të Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Tregti, si dhe të Grupeve Parlamentare për bashkëpunim, propozim i cili u pranua njëzëri nga të dyja palët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More