Xheneta Fetahu reagon pas tentimeve për t’ia hakuar Instagramin: Kujt po ia marrë bukën prej gojës?

nga D. V.

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka bërë një njoftim për ndjekësit përmes rrjeteve sociale.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ajo thotë se po tentojnë t’ia marrin Instagramin.

Ndër të tjerash, modelja shqiptare thotë se ia kanë marrë llogarinë edhe fansave.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk e kuptoj përse gjithë ky tentim me marrë Instagramin tim, kujt jam duke ia marrë bukën prej gojës”, tha ajo.

Tutje shtoi: “A pak i keni marrë dhjetë llogari të fansave të mi a?”.

Xheneta që pas daljes nga Big Brother ka qenë një emër shumë i diskutuar në media e shtypin rozë.

Ajo po vazhdon të jetë në rolin e opinionistes në një nga programet në Shqipëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More