Xi : Kina është e gatshme të jetë partnere dhe mike me SHBA

nga V.E.

Ne letrën e urimit dërguar për darkën vjetore gala të Komitetit të Marëdhënieve SHBA – Kine , presidenti kinez Xi Jinping thekson ndër të tjera se : Kina është e gatshme të jetë partnere dhe mike me Shtetet e Bashkuara, gjë prej së cilës do të përfitojnë jo vetëm të dy vendet, por edhe e gjithë bota.

Xi Jinping-u vuri në dukje se marrëdhëniet kino-amerikane janë një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishmet në botë dhe lidhen me mirëqenien e dy popujve dhe të ardhmen e fatet e njerëzimit. Kina i ka trajtuar gjithmonë këto marrëdhënie në përputhje me parimet e respektit të ndërsjellë, të bashkëjetesës paqësore dhe të bashkëpunimit për përfitime të përbashkëta .Kina beson gjithmonë se suksesi i vet dhe i Shteteve të Bashkuara është një mundësi e ndërsjellë dhe të dy vendet duhet të bëhen një forcë ndihmëse e zhvillimit e jo të pengojnë zhvillimin e njëri-tjetrit.

Xi theksoi se hapja është një simbol i shquar i modernizimit të stilit kinez dhe dera e hapur e Kinës vetëm sa do të hapet gjithnjë e më tej. “Shpresoj që Komiteti Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA -Kinë dhe miqtë nga të gjitha sferat e jetës do të vazhdojnë të kujdesen dhe të mbështesin marrëdhëniet kino – amerikane”, – nënvizoi Xi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More