Xuxi e shtyn me forcë Mevlanin – ndërhyjnë edhe banorët e tjerë në përplasjen gati fizike mes tyre

nga D V

Një sherr duket se ka ndodhur pasmesnatës në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

E kjo duket se nisi nga Xheneta Fetahu, e cila shkoi në dhomë dhe filloi t’i zgjonte banorët me tenxhere.

Situata agravoi derisa u zgjua Xuxi dhe ia hodhi tenxheret në tokë e filloi ta ofendonte me fjalë.

E më pas filloi një debat i ashpër mes Vullnetit dhe Drenushës, ku kjo e fundit u akuzua se e ka nxitur gjithë këtë situatë.

Në një moment tjetër, u publikua video e thuajse përplasjes fizike mes Xuxit dhe Mevlanit.

Naim Bunjaku (emri i vërtetë) është parë duke e shtyrë ish-konkurrentin e “Përputhen”, ku më pas ndërhyjnë edhe të tjerët.

Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë nga ‘Vëllai i Madh’. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More