Zbulohen detajet e ofertës së lartë të Atletico Madrid për Julian Alvarez

nga D V

Atletico Madrid e ka bërë prioritet transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez nga Manchester City.

Pas largimit të Alvaro Moratas, një tjetër sulmues pritet të largohet nga Wanda Metropolitano dhe ai është Memphis Depay.

Los Colchoneros e kanë bërë prioritet transferimin e sulmuesit argjentinas dhe ata tanimë kanë bërë një ofertë në drejtim të Manchester Cityt.

Sipas ‘MundoDeportivo’, vet lojtari ka shprehur interesim për të ndryshuar ambient dhe për tu transferuar në La Liga.

Kryeqytetasit spanjoll kanë bërë një ofertë për huazimin e lojtarit me detyrim blerje pas një viti për një shumë prej 70 milionë euro.

Te City janë të gatshëm ta lejojnë largimin e lojtarit, por vetëm nëse vije një ofertë më e lartë financiare.

Ndryshe interesim ka shprehur për transferimin e sulmuesit edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More