Zëdhënësja Venera Azizi: Mbeturinat në Shkup, i bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë sipas konkluzave të Qeverisë

nga Xh M

Shkup, 21 tetor – Në lidhje me problemin e mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveri në mbledhjen e sotme ka Obliguar Inspektoratin Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas kompetencave të tyre ligjore, që menjëherë të fillojnë mbikëqyrje të koordinuar inspektuese të jashtëzakonshme në territorin e Qytetit të Shkupit, me qëllim të konstatimit të situatës me mbeturinat komunale dhe lloje të tjera të mbeturinave dhe ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të përshtatshme. Kështu ka deklaruar pët Televizionin Alsat zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi.

Ajo ka informuar edhe se gjithashtu, obligohet edhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndërsa u bëhet thirrje sektorit të inspektoratit të Qytetit të Shkupit, që të veprojnë sipas kompetencave ligjore dhe të shqyrtojnë punën e NP Higjiena Komunale-Shkup dhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit lidhur me mosmbledhjen e mbeturinave komunale, e cila shkakton rrezik për shëndetin e njerëzve.

“Situata është alarmante dhe megjithëse kompetenca është e Qytetit të Shkupit, për shkak të mosveprimit të vazhdueshëm, i bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë sipas konkluzave të Qeverisë”, tha Azizi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More