Mëngjesin e sotëm, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me AKI-në kanë arrestuar Fatmir Shehollin i dyshuar për veprën penale “Spiunazh”.
Gjatë arrestimit ishte i pranishëm edhe gazetari, Milaim Zeka, derisa për të u raportua se është shoqëruar në Polici.
Zeka në një deklaratë për Periskopin ka konfirmuar se nuk është shoqëruar në Polici.
“Kam qenë duke pirë kafe me të, dhe në një moment kanë ardh Policia dhe e kanë arrestU Fatmirin. Unë ju kam thënë a keni nevojë me ardhë më ju, dhe më kanë thënë që s’ka nevojë. Kaq, s’ka pas diçka ma shumë”, u shpreh Zeka.
Aktualisht, banesa e Fatmir Shehollit është duke u bastisur nga njësitet relevante, teksa ajo që çoi në arrestimin e tij, sipas Prokurorisë Speciale ishte një hetim disa mujor i zhvilluar nga organet e inteligjencës dhe ato të sigurisë.
“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.
I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.