Zekolli-Shaqiri: Bashkëpunimi me Turqinë, investim për lëvizshmërinë e nesërme

nga D. V.

Shkup, 22 tetor – Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Rruga e Mëndafshit”, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilloi një takim të frytshëm me zëvendësministrin e Transportit të Republikës së Turqisë, Osman Boyraz, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e transportit dhe infrastrukturës, informon POPULLI.mk

Gjatë takimit, palët theksuan rëndësinë e projekteve që synojnë rritjen e lidhshmërisë rajonale, efikasitetin e logjistikës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri vlerësoi Turqinë si një partner strategjik dhe mik të çmuar të Maqedonisë së Veriut, me të cilën ndahet vizioni për ndërtimin e një rrjeti modern, të sigurt dhe të integruar transporti, në përputhje me standardet evropiane dhe parimet e Rrjetit Transevropian të Transportit (TEN-T).

“Ky takim riafirmoi përkushtimin tonë për bashkëpunim të thelluar institucional dhe shkëmbim përvojash, me fokus në digjitalizimin e shërbimeve të transportit, mobilitetin e gjelbër dhe ndërlidhjen infrastrukturore midis rajoneve,” theksoi Zekolli Shaqiri.

Në përfundim, ajo nënvizoi se bashkëpunimi i sotëm me Turqinë është një investim për lëvizshmërinë e nesërme, duke shtuar se përpjekjet e përbashkëta do të kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike dhe integrimin rajonal të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More