Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti këtë të premte në Londër për të marrë pjesë në mbledhjen e aleatëve të NATO-s.
Lideri ukrainas u takua me liderët europianë, por edhe me Mbretin Charles III, i cili organizoi një pritje.
Zelensky i bëri thirrje aleatëve që të furnizojnë Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë, si dhe me sisteme moderne mbrojtëse për t’u përballur me valën e sulmeve me raketa dhe dronë rusë.
Mbledhja vjen një ditë pasi liderët e Bashkimit Europian nuk arritën të realizonin marrëveshje mbi planin e Komisionit Europian, për përdorimin e 140 miliardë eurove, asete të ngrira ruse, për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës.
