ZELENSKY: Ukraina dhe SHBA-ja kërkojnë kompromise që forcojnë vendin

nga D. V.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy insiston se “parimi themelor që mbajti Evropën në paqe më gjatë se çdo periudhë tjetër në historinë e saj duhet respektuar”, pasi kufijtë nuk duhet të ndryshohen me force, sipas “The Guardian”.

Duke folur përmes një lidhjeje video në hapjen e samitit parlamentar të Platformës së Krimesë në Suedi, ai paralajmëroi se nëse ky parim “nuk funksionon në Evropë, atëherë ku do të funksionojë”?

Rreth bisedimeve në Gjenevë këtë fundjavë, Zelenskyy tha se Ukraina po “punon ngushtë me SHBA-në, me partnerët evropianë dhe shumë të tjerë për të përcaktuar hapa që mund të përfundojnë luftën e Rusisë kundër nesh… dhe të sjellin siguri reale”.

Ai theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshironte të merrte “njohje ligjore për atë që ka vjedhur, për të shkelur parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit”.

Zelenskyy lavdëroi bisedimet me SHBA-në, duke thënë se u ra dakord për çështje “jashtëzakonisht të ndjeshme” për lirimin e ushtarëve ukrainas të marrë peng dhe fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia, por vuri në dukje se “për të arritur paqe të vërtetë, duhet më shumë”.

“Të gjithë vazhdojmë të punojmë me partnerët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, dhe kërkojmë kompromiset që na forcojnë, jo që na dobësojnë, dhe do të vazhdojmë të shpjegojmë sa e rrezikshme është të pretendosh se agresioni është diçka që mund ta harrosh dhe të vazhdosh”, tha Zelensky.

Ai bëri thirrje udhëheqësve të “mos jenë vëzhgues pasivë të historisë” dhe të “mos heshtin”, por të mbrojnë parimet kryesore të paqes pasluftës në Evropë,“që kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë, se kriminelët e luftës nuk duhet të shpëtojnë nga drejtësia, dhe se agresori duhet të paguajë plotësisht për luftën që ka nisur”.

Duke u ndalur te kjo pikë, ai shtoi se “për këtë arsye vendimet mbi asetet ruse janë thelbësore”, duke kërkuar që ata të “mbështesin këto vendime dhe të vazhdojnë presionin ndaj Rusisë”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More