Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ajrore ruse

nga L. M

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar këtë të shtunë një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i stafit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, përmes një postimi në Telegram, ku shkruan se “Zelensky është aktualisht në një bisedë telefonike me presidentin amerikan”.

Kjo telefonatë vjen pas një prej sulmeve më të rënda ajrore të ndërmarra nga Rusia kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Detajet e bisedës nuk janë bërë publike, ndërsa nuk dihen ende temat që janë diskutuar mes dy liderëve.

Një ditë më parë, gjatë një konference për shtyp në Kiev, Zelensky i bëri thirrje Trump-it që të ushtrojë ndikimin e tij mbi presidentin rus, Vladimir Putin, për të ndalur sulmet ajrore ndaj Ukrainës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More