Zemaj: Bllokuesi mori përgjigjen me votë, Presidentja të respektojë afatet Kushtetuese

nga D. V.

Deputeti i LDK Armedn Zemaj i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës që të respektojë afatet Kushtetuese dhe mos të lejojë ndërhyrje në vendimmarrje, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se edhe njëherë u shfaq ajo që VV nuk pati asnjëherë numrat.

“Është lajm i keq por ka qenë tepër indikativë që kjo do të ndodhë. Ata që kanë mashtruar qe i kanë numrat janë VV-ja. Nga fillimi dhe përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit kanë deklaruar se kanë një shumicë dhe u dëshmua që nuk kanë pasë e nuk e patën as sot. Tepër fyese për qytetarët, më shumë u kërkua një Qeveri kalimtare, ajo e cila as nuk u përfillë si diskutim që ishte propozim i LDK-së sesa për një Qeveri të rregullt që i shërben qytetarëve”, tha ai.

Ai tha se duhet të respektohen afatet Kushtetuese.

“Nuk është vështire asgjë kur ka vullnet me u respektu Kushtetuta. Ne edhe ashtu kemi humbur shumë gjatë këtij viti por bllokuesi sot e mori përgjigjen me votë. E thërrasim edhe Presidenten të respektojë afate Kushtuese dhe të mos lejoj as një ndërhyrje në vendimet e saj kushdo qoftë ai”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More