Zëvendëskryeministri Arben Fetai pret në takim zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Shenasi Toci

nga Xh M

Shkup, 14 gusht – Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim me Shenasi Tocin, i cili së fundmi është emëruar zëvendësdrejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Gjatë takimit, Fetai ka theksuar angazhimin e plotë të Qeverisë për të arritur ekselencën në sektorin e arsimit, duke investuar vazhdimisht në modernizimin e infrastrukturës shkollore, përditësimin e kurrikulave dhe digjitalizimin e procesit mësimor. Ai ka nënvizuar se një nga prioritetet kryesore mbetet mbështetja për mësuesit, të cilët i konsideroi “zemra e sistemit arsimor”.

Sipas tij, përmes programeve të trajnimit profesional, rritjes së pagave, incentivave dhe mundësive për zhvillimin e aftësive digjitale, synohet krijimi i kushteve që mësuesit të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të frymëzuar brezat e ardhshëm.

Fetai e përshkroi Shenasi Tocin si një figurë të dëshmuar në fushën e arsimit, me një histori të pasur angazhimi dhe përkushtimi ndaj përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit institucional, duke theksuar se kontributi i tij do të jetë vendimtar për realizimin e vizionit të një arsimi modern, gjithëpërfshirës dhe inovativ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More