Shkup, 15 maj – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili është për vizitë pune në Hungari, sot ka realizuar takim me ministrin e Mbrojtjes, Kristov Zallai Bobrovnicki.
Siç bënë të ditur nga Ministria e Transportit, në takimin në të cilin është biseduar për partneritetin mes të dyja vendeve, ishte theksuar bashkëpunimi i shkëlqyer në pjesën e mbrojtjes, si pjesë e rëndësishme në realizimin e qëllimeve të aleancës NATO.
“Qëllimi strategjik është ruajtja e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski, duke shtuar se Maqedonia është partnere e barabartë në aleancën e NATO-s dhe në kapacitetet e saja jep kontribut serioz në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.
Gjithashtu ai potencoi se Maqedonia me politikat e saja jep imput të madh në zhvillimin rajonal dhe mbetet vend shembull për bashkëpunim rajonal me çka tregon kapacitet të madh për arritjen e vlerave evropiane.
Në takim është diskutuar edhe për mundësi të reja për bashkëpunim mes të dyja vendeve në pjesën e sektorit të mbrojtjes, duke e theksuar faktin se Maqedonia ofron potencial serioz investues.
“Marrëdhëniet miqësore mes Maqedonisë dhe Hungarisë janë në nivel të shkëlqyer, kjo konfirmohet në këto takime dhe periudha që vijon do t’i kushtohet intensifikimit të bashkëpunimit i cili do të mundësojë përforcimin e marrëdhënieve në sfera me interes të përbashkët për të dyja vendet, konfirmuan dy bashkëbiseduesit”, bëhet e ditur në kumtesë.