Zëvendëskryeministri Nikolloski në Budapest për të festuar Ditën Kombëtare të Hungarisë

nga D. V.

Shkup, 21 gusht – Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, me ftesë të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, po merr pjesë në Ditën Kombëtare e cila festohet në nder të Shën Stefanit, themeluesit të shtetit hungarez dhe të Krishterimit në Hungari.

Përveç pjesëmarrjes në festimin e Ditës Kombëtare, janë planifikuar disa takime me përfaqësues të lartë të qeverisë hungareze, disa ministra dhe investime të mundshme.

Në takime është planifikuar të diskutohet dinamika e projekteve në Maqedoni, si dhe bashkëpunimi i ardhshëm ekonomik i zgjeruar midis dy vendeve.

Vizita e Zëvendëskryeministrit është një tjetër konfirmim i miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer midis Maqedonisë dhe Hungarisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More