Zëvendësministri Hoxha takon ministrin Peci: Çdo këshillë dhe përvojë e tij- vlerë e shtuar për bashkëpunimin rajonal

nga Xh M

Shkup, 2 tetor – Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha ka takuar sot ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci. Takimi është zhvilluar në një atmosferë konstruktive ku ëshë theksuar bashkëpunimi i shkëlqyer në këtë sferë mes dy vendeve.

Hoxha thekson se së bashku me mikun e tij, zëvendësministrin Imri Demelezi, ministri Peci ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtimin e këtij sektori jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Faton Peci është shembull i menaxhimit në fushën e bujqësisë për të gjithë rajonin, ndërsa çdo këshillë dhe përvojë e tij përbëjnë një vlerë të shtuar për zhvillimin rural dhe bashkëpunimin rajonal”, thekson në postimin në Fejsbuk, zv/ministri Hoxha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More