Shkup, 11 gusht – Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov sot do të realizojë takim pune në Komunën e Prikepit, ku do të takohet me kryetarin Borçe Jovçeski.
Siç njoftoi Ministria për Çështje Evropiane, Trajkov në Prilep do t’i promovojë mundësitë për shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane në realizimin e projekteve të planifikuara në komunë. Thirrjet e reja për shfrytëzim të fondeve evropiane pritet të shpallen këtë vjeshtë nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa janë mundësi e shkëlqyer që çdo komunë në mënyrë aktive të kyçet në mundësitë për shfrytëzimnin e tyre.
Në kuadër të vizitës në Prilep, zëvendësministrja Trajkov do ta vizitojë edhe kompaninë “Bimfud SHPK”, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillimin Rural, ilija Stoilev. Kjo kompani me ndihmën e mjeteve përmes programit IPARD ka arritur ta modernizojë prodhimtarinë e saj.
