Zgjedhjet e 12 tetorit, dorëhiqet Xhemajl Hasani nga NISMA

nga D. V.

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, në NISMA-n e Fatmir Limajt kanë nisur dorëheqjet.

Xhemajl Hasani ka jap dorëheqje nga nga të gjitha pozitat dhe funksionet që mban në parti.

“Kam dhënë maksimumin tim në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por duket se puna dhe përkushtimi im nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit.
Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Unë, Xhemajl Hasani, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe funksionet që mbaj brenda Nismës Socialdemokrate.
Arsyeja kryesore e dorëheqjes time është rezultati zgjedhor, i cili nuk arriti pritshmëritë tona dhe të mia personale.
Kam dhënë maksimumin tim në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por duket se puna dhe përkushtimi im nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit.
Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës.
Faleminderit të gjitha strukturave të Nismës Socialdemokrate për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë këtij rrugëtimi.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Nismës, z. Fatmir Limaj, për mbështetjen dhe udhëheqjen e tij.
Ju uroj suksese të mëtejshme Nismës dhe të gjithë kolegëve në përpjekjet për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë.
Me respekt,
Xhemajl Hasani

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More