Zgjedhjet e 12 tetorit, xhandarë francezë zbarkojnë në Kosovë për të “mbështetur stabilitetin e ndërtuar besimin”

nga D. V.

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se xhandarmeria kombëtare franceze po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) “për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”.

“Xhandarmëria kombëtare 🇫🇷 është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët e saj evropianë, në forcimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë 🇽🇰”, shkroi ambasada.

“Si pjesë e EUROGENDFOR, ajo po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim, Ambasada franceze tha se “dëshmon angazhimin e Francës dhe forcave të saj të xhandarmërisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More