Zgjedhjet lokale/ Mexhiti: Pres fitore historike

nga Redaksia

Shkup, 4 tetor – Kandidati për kryetar të Çairit nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti, pret fitore historike më 19 tetor. Thotë se i gjithë fokusi i zgjedhjeve është vendosur pikërisht në Çair por siç thotë, kjo nuk e pengon që të jetë në kontakte të ngushta me qytetarët dhe të realizojë premtimet që i shtron para tyre. Votën që e kërkojmë nga qytetarët duam ta materializojmë me projekte konkrete për komunën e Çairit thotë Mexhiti. Mexhiti nuk prejudikon rezultat final por këtë e lë në vullnetin e qytetarëve.

“Këtu e kërkojmë mbështetjen politike dhe këtu duam ta realizojmë këtë mbështetje politike kundër të tjerëve të cilët e shohin si trampolinë për karriera personale apo për t’u rikthyer në Qeveri. Ne votën e kërkojmë për Çairin dhe duam ta materializojmë këtë votë me projekte konkrete për Çairin. E ndjejmë energjinë që na flet se fitorja do të jetë historike dhe do të jetë e madhe. Anketa e vërtetë do të jetë më 19 tetor por sipas asaj që e shohim presim të vërtetohen anketat me një fitore historike dhe të madhe”, tha Izet Mexhiti – VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More