Skuadra e Juventus e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.
‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me atë nga Norvegjia, Bodo Glimt, me takimin që fillon në ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas mediave italiane, Edon Zhegrova nuk pritet të jetë titullar as në këtë sfidë, me trajnerin Spalletti, që ka preferuar më shumë portugezin Conceicao.
Se a do të ketë minuta për sulmuesin kosovar mbetet të shihet, i cili nuk luajti as në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës në Serie A.
Bodo/Glimt (4-3-3): Haikin; Sjøvold, Bjortuft, Aleesami, Bjorkan; Evjen, Berg, Brunstad Fet; Auklend, Hogh, Hauge.
Juventus (3-4-2-1): Perin; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Adzic, Kostic; Conceicao, McKennie; Openda.
