Ziberi: Objekti i shkollës në Norovë nuk duhet të shembet

nga Xh M

Shkup, 1 qershor – “Objekti i shkollës nuk guxon dhe nuk duhet të shembet”. Kështu porosit Avokati i Popullit Naser Ziberi për problematikën e shkollës së fshatit Norovë, ku shkolla e re e ndërtuar nga prindët rrezikon shembjen, për shkak se institucionet konstatojnë se është objekt pa leje. Ziberi për TV Shenjën thotë se është i njoftuar me problematikën dhe se nga kjo shkollë kanë parashtruar parashtresë në adresë të Ombudsmanit.

“Është fakt i pamohueshëm se objekti i vjetër nuk i plotëson kushtet elementare dhe minimale për zhvillim të procesit edukativo-arsimor dhe është po ashtu e pamohueshme se nxënësit me bojktotin humbin procesin arsimor”.

Avokati i Popullit gjithashtu porosit që komuna dhe pushteti qendror të angazhohen që ai objekt të përfundohet dhe primare të jetë interesi i fëmijëve që procesi arsimor të vazhdoj, ndërsa procedurat ligjore të vazhdojnë që ai objekt të legalizohet dhe të jetë në shfrytëzim të atyre nxënësve.

“Unë nuk dua të mendoj se objekti i ri mund të vej në pikëpyetje perspektivën e atyre fëmijëve. Ai objekt nuk guxon dhe nuk duhet të shembet, përkundrazi institucionet edhe komuna edhe pushteti qëndror duhet të kontribojnë në përfundimin e punëve që ai objekt të vihet në përdorim e jo të shembet”.

Në një shtet normal shton Ziberi, shkollën duhej ta ndërtonte vetë shteti e jo prindët. Por thekson se fatkeqësisht prindërit të ballafaquar me një situatë të atillë, kanë ndërmarrë vetë atë aktivitet.

Të gjendur në një situatë të këtillë, banorët e Norovës kërkojnë të ju lejohet vazhdimi i punimeve. Kurse institucionet kompetente të gjitha arsyetohen për veprimet dhe mos veprimet e ndërmarra, por asnjëra nuk premton zgjidhje konkrete.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More