Zjarr pranë “Tregut të Gjelbër” në Shkup: Digjet BMW X3, përfshihet edhe një veturë dhe objekt

nga D. V.

Shkup, 25 shtator – Mbrëmë, rreth orës 23:00, një zjarr i fuqishëm pranë “Tregut të Gjelbër” shkaktoi panik te qytetarët e Shkupit. Flakët shpërthyen pasi u dogj një veturë “BMW X3”, ndërsa shpërthimit i parapriu një eksplozion i fuqishëm që u dëgjua nga banorët e pallateve përreth.

Nga zjarri u dëmtua edhe një veturë tjetër “Citroën C4”, ndërsa flakët kapluan edhe kulmin e një marketi brenda tregut.

Njësitë zjarrfikëse arritën shpejt në vendngjarje dhe rreth mesnatës arritën ta shuajnë zjarrin. Zona u sigurua nga forcat policore, të cilat qëndruan aty deri në orët e vona të natës. vendos tirull godites.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More