Zjarri në malin Goten, nga ana e Berovës është vënë nën kontroll

nga D. V.

Berovë, 24 korrik – Rripi pyjor që po digjet në malin Goten nga ana e Berovës aktualisht është nën kontroll, deklaroi për MIA-n Dimitar Goshevski, komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (NJTZ)-Berovë.

Ai thotë se zjarrfikësit, vullnetarët, punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” janë në terren dhe shpreson që gjatë ditës zjarri të jetë nën kontroll dhe të mos lejohet të përhapet.

Zëvendësdrejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Kire Mihaillov, i cili ka qenë në terren në malin Goten për disa ditë, ku zjarri pyjor ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në komunat Vasilevë, Berovë dhe Radovish, thotë se dje është marrë ndihmë në formën e makinerive të ndërtimit nga komunat Shtip, Kavadar dhe Vasilevë, me të cilat po formohen rrugë nëpër pyll, me qëllim që të parandalohet përhapja e shpejtë e zjarrit.

Zjarri në malet Goten digjet tashmë disa ditë duke përfshirë hapësirë të madhe pyjore në territorin e komunave Vasilevë, Berovë dhe Radovish.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More